Qeveria e Maqedonisë ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria e Maqedonisë fuqishëm e përshëndet vendimin e Kuvendit të Greqisë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës me çka i jepet fund kontestit tre dekadash e cila pengonte zhvillimin e rajonit.
Qeveria e Maqedonisë i përgëzon të gjithë qytetarëve të të dyja vendeve për paqen, prosperitetin dhe zhvillimin e cila sjell kjo marrëveshja dhe u jep guxim që të intensifikohet bashkëpunimi”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Maqedonisë.
Nga atje thonë se nëpërmjet gjetjes së zgjidhjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë, Ballkani, Evropa dhe bota kanë fituar një model për ngritjen e miqësive dhe bashkëpunimi në mes popujve dhe shteteve./Telegrafi/