LAJMI I FUNDIT:

Qeveria bënë ekzekutimin e pagave

Qeveria bënë ekzekutimin e pagave

Ministria e Financave (MF), ka njoftuar se sot (e enjte) të gjithë shërbyesve të administratës publike dhe atyre të cilët marrin pagën nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, se u është bërë ekzekutimi i pagave për muajin dhjetor.

Për shkak të përfundimit të vitit 2012 si dhe duke pasur parasysh festen e Vitit të Ri, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.
Me këtë rast, Ministria e Financave të gjithë qytetareve të Kosovës ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2013, begati dhe shëndet për familjet tuaja. /Telegrafi/