LAJMI I FUNDIT:

Qeriqi: Jo bomba, por protesta paqësore kundër Qeverisë

Qeriqi: Jo bomba, por protesta paqësore kundër Qeverisë

Njëri prej ish-luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka dënuar sulmin e bërë ndaj veturave të Qeverisë së Kosovës, për të cilin ka marrë përgjegjësinë një grup i quajtur “të pakënaqurit”. Qeriqi i cili drejton Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të ish-luftëtarëve të UÇK-së, ka deklaruar për Telegrafin se të pakënaqurit me punën e Qeverisë, që sipas tij janë të shumtë, duhet që pakënaqësinë ta shprehin edhe duke protestuar paqësisht para Qeverisë, por jo duke dëmtuar vetura e pasuri tjetër të paguara nga taksapaguesit.

Xhevdet Qeriqi ka drejtuar grevën që e kanë bërë ish-luftëtarët e UÇK-së, më 2011, duke vendosur tendat para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste për mosmiratimin e beneficioneve për ish-luftëtarët. Gjithashtu, Qeriqi dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij u patën akuzuar se kanë hedhur koktej molotovi në oborrin e Qeverisë së Kosovës, gjatë një proteste të mbajtur në vitin 2009.

Qeriqi ka deklaruar se kohëve të fundit nuk kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarët e lartë qeveritarë të Kosovës, ndërsa ka folur në telefon vetëm me zyrtarë që merren verifikimin e pjesëtarëve të kategorive të dala nga lufta.


“Duhet të themelohet një komision qeveritar ose parlamentar, i cili do të angazhohej për gjetjen e fondeve, për të mundësuar që draft-ligji për Veteranët të ketë mundësi të zbatohet prej fillimit të korrikut. Nëse Qeveria angazhohet vetëm për verifikimin e veteranëve, por nuk punon për fondet, atëherë kjo do të ishte një lojë, të cilën do ta kundërshtonim”, ka thënë Qeriqi.

Duke folur për tensionet në Luginën e Preshevës, Qeriqi ka deklaruar se dhuna është papranueshme, por në rast se ajo do të imponohej nga autoritetet serbe, atëherë sigurisht se nga Kosova do të ndihmoheshin shqiptarët në atë pjesë.

Ndërsa, duke komentuar bisedimet me Serbinë se spekulimet se mund t’i jepet ndonjë status veriut, Qeriqi ka deklaruar se territori i Kosovës është i paprekshëm, ndërsa askush nuk guxon të veprojë kokë në vete dhe të bëjë kompromise të dëmshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori