Ishte dita e qenit në ndeshjen e kategorive të ulëta në Angli mes Halesowen Town dhe Skelmersdale United.
Ai qëndroi për shtatë minuta në fushë duke shkaktuar edhe shumë të qeshura.
Kujdestarët e stadiumit e lejuan fillimisht, por pastaj edhe pse tentonin nuk kishin sukses.
Lojtarët dikur u frustruan dhe tentuan ta kapnin, por qeni kishte vendosur të luante me ta.
Fansat u munduan që ta ofronin, por ai nuk dëshironte të afrohej te ata.
Pas shtatë minutash përpjekjesh mbrojtësi i Halestown, Asa Charlton, e zuri. /Telegrafi/