Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ndër objektivat e mundshëm të terroristëve janë West Edmonton Mall në Kanada dhe zona tregtare në Oxford në Londër.

Në gjashtë minuta të videos tregohen ekstremistët e grupit Al-Shabab, duke festuar sulmin e vitit 2013 në Westgate Mall në Nairobi të Kenias, që vrau më shumë se 60 njerëz.


Më pas në video shfaqet një terrorist me fytyrën e maskuar me një shall bardh e zi, i cili flet me një theks britanik dhe dyshohet të jetë me orgjinë somaleze. Ai ka akuzuar trupat keniane në Somali për kryerje të abuzimeve kundër myslimanëve somalezë.

Ai e përfundon videon duke u bërë thirrje burrave myslimanë për të sulmuar qendrat e tjera tregtare në vendet Perëndimore.

Autoritetet amerikane thanë se ende nuk kishte “asgjë të besueshme” se këto kërcënime ndaj Amerikës mund të konkretizohen në vepra.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë ngjarjet. Kemi marrë një kërcënim potencialisht serioz dhe do t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme. Ne do të vazhdojmë të ndjekim situatën, së bashku me agjencitë për zbatimin e ligjit, dhe do të jemi vigjilente si gjithmonë”.