LAJMI I FUNDIT:

Qendra rajonale për luftimin e krimit kibernetik do të ndërtohet në Mal të Zi

Qendra rajonale për luftimin e krimit kibernetik do të ndërtohet në Mal të Zi

Selia e Qendrës Rajonale për Luftën kundër Krimit Kibernetik vendoset në Podgoricë.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq njoftoi se selia e Qendrës Rajonale për Luftën kundër Krimit Kibernetik dhe Sigurisë Kibernetike do të jetë në Podgoricë.


“Ne ia dolëm mbanë në atë që filluam më 29 mars, së bashku me rektorin e Universitetit të Malit të Zi, duke i dorëzuar një letër qëllimi ambasadorit (të Francës) Timonije”, theksoi ai, raporton rtcg.

Përkatësisht, ambasadori i Francës në Mal të Zi, Kristijan Timonije, e njoftoi kryeministrin malazez se për selinë e Qendrës Rajonale të përmendur është zgjedhur Podgorica, e cila do të vendoset në Parkun Shkencës dhe Teknologjisë në Podgoricë.

“Njohje e madhe për vendin tonë dhe Universitetin e Malit të Zi. Ne kemi ndërtuar besimin e aleatëve më të mëdhenj. Mali i Zi është me të vërtetë një lider në Ballkanin Perëndimor. Ne vazhdojmë, edhe më të fortë, më të vendosur dhe më konkretë. Po bëjmë gjëra të mëdha për vendin tonë”, përfundoi kryeministri.

Bëhet fjalë për një projekt të Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila në shkurt të këtij viti nisi projektin e krijimit të Qendrës Franceze për Ekspertizë të Sigurisë në Evropën Juglindore, me qëllim që qendra të jetë përgjegjëse për vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori