LAJMI I FUNDIT:

Qëllohet për vdekje njeriu i parë në Filipine, refuzoi t’i zbatonte rregullat për kujdes ndaj coronavirusit

Qëllohet për vdekje njeriu i parë në Filipine, refuzoi t’i zbatonte rregullat për kujdes ndaj coronavirusit

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të qëllojë për vdekje, këdo që i shkel rregullat e kujdesit ndaj coronavirusit dhe shkakton tollovi.

Rasti parë i një ekzekutimit të tillë është shënuar sot, pasi një 63-vjeçar u ndalua para një pike kontrolli, transmeton Telegrafi.


Ai besohet se ishte i dehur, pasi i sulmoi policët dhe disa të pranishëm me kosë, por nuk e qëlloi ndonjërin prej tyre.

“Policët e pyetën pse nuk ka vënë maskë, gjë që e ka nervozuar atë dhe u bë agresiv, duke përdorur edhe kosën për kërcënim”, ka thënë një pjesëtar i policisë. Derisa po përpiqej ta qetësonte, polici e ka nxjerrë revolen dhe e ka vrarë nga afër.

Ky është rasti i parë, që një civil vritet në Filipine, vetëm pse nuk iu bind urdhrave për kujdes ndaj coronvirusit, si pjesë e rregullave shumë të rrepta që janë kërkuar nga presidenti.

Departamenti i shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të infektuarve me coronavirus në Filipine është rritur për 76, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 3,094.

Gjatë ditëve të fundit kanë vdekur tetë persona, duke e ngritur në 144 numrin e përgjithshëm të viktimave, derisa raportohet se 57 pacientë janë shëruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori