LAJMI I FUNDIT:

Qelizat embrionale prodhojnë insulinë

Qelizat embrionale prodhojnë insulinë

Qelizat mëmë e përbashkët (stem cells), mund të transformohen në qeliza pankreatike që prodhojnë insulinë, duke ofruar mundësi për mjekimin e diabetit, zbulim ky i publikuar në revistën “Stem Cells”.

Tipi I i diabetit shkaktohet kur organizmi gabimisht i shkatërron qelizat pankreatike që prodhojnë insulinën. Kështu, kur nuk prodhohet insulina niveli i glukozës rritet në gjak, duke dëmtuar enët e gjakut dhe organet.
Studiuesit thonë që janë duke punuar në pastrimin dhe përsosjen e këtyre qelizave duke i testuar në kafshë. Këta të fundit kanë prodhuar grumbuj të ngjashëm me ishujt Langerhans që u ngjajnë qelizave të pankreasit që sekretojnë insulinën. Në enët laboratorike këta qeliza prodhuan insulinë, glukagon dhe somatostatinë, pikërisht tre nga hormonet e prodhuara nga qelizat e ishujve. Qelizat në fjalë prodhuan insulinë pasi ishin trajtuar me nivele të larta të glukozës, ngjashëm me atë që duhet ta bëjnë në organizëm.
Pra, për të qenë terapeutikisht të dobishme, grumbujt e qelizave në formë ishujsh duhet të jenë të ndjeshme ndaj glukozës. Qelizat e përbashkëta mëmë nga embrioni human janë konsideruar si më fleksibile dhe transplantimi i ishujve primarë mund të zvogëlojë në mënyrë të suksesshme nevojën për insulinë te pacientët me diabet tip I.
Megjithatë, ende është i diskutueshëm përdorimi i qelizave ëmë, për arsye se organizata të ndryshme e kundërshtojnë shfrytëzimin e embrionit human për prodhim qelizash. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori