Kur flasim për veturën më të dashur në Kosovë, tanimë të gjithë e dimë se bëhet fjalë për Renault Captur sepse siç tregon Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK), kjo veturë është më e shitura sa u përket veturave të reja.

Por, çfarë saktësisht e bën veturën Renault Captur të jetë më e dashura nga të gjitha?

Dizajni

Kur flitet për dizajnin e kësaj veture, thjesht do ta admironi formën e vet të dalluar.

Capturi i ri i ka të gjitha karakteristikat e një SUV – por edhe shumëçka ekstra!

Tani Capturi është bërë më “atletik” duke poseduar një gjerësi më të madhe, i ka dy deflektorë të gjerë të ajrit për ta përmirësuar performancën e aerodinamikës, drita full LED, etj.

Sa i përket enterierit, forma e re është kombinuar me një ekran më të madh dhe garanton një rehati më të madhe për shkak të ndryshimeve në gjerësi e madhësi.

Teknologjia

Për vite me radhë, Renault është duke ofruar vetura me teknologji të lartë në segmentin e vet. Në mesin e këtyre është edhe Captur, i cili posedon teknologji tejet të avancuar.

Instrumentali digjital i veturës vjen me madhësi të ekranit mes 7 dhe 12 inç ndërkaq ekrani në qendër të enterierit ka një madhësi prej 9.3 inç – i cili është më i madhi në segmentin e vet.

Capturi po ashton ofron audio sistem Bose, dy porte të USB dhe mbushës wireless.

Siguria

Capturi i ri vjen me një strukturë të ndryshuar të trupit dhe rrjedhimisht ka një siguri shumë më të shtuar.

Veç kësaj, vetura posedon edhe sisteme të asistencës si:

– Kamerë 360 shkallë
– Frenim emergjent automatik
– Detektim të çiklistëve dhe këmbësorëve, etj.

Çmimi

Kur kombinohet dizajni elegant i një SUV me teknologjinë e avancuar, rehatinë maksimale dhe sigurinë e pa kontestueshme, me siguri se mund të mendoni që çmimi i kësaj veture është shumë i lartë.

Por faktikisht jo! Prandaj edhe mbetet vetura më e dashur në Kosovë, por edhe në shumë vende evropiane.

Kjo për shkak se Renault Captur ka një çmim fillestar prej vetëm 14,990 eurove.

Nëse veç doni me testu këtë veturë, atëherë Auto Mita jua afron këtë në showroom-in e vet, ku mund ta shihni veturën nga afër, ta vozitni dhe ta kuptoni pse mbetet më e shitura dhe më e dashura!