LAJMI I FUNDIT:

Që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 kishte bërë thirrje për bartjen e maskës, humb jetën nga coronavirusi mjekja amerikane

Që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 kishte bërë thirrje për bartjen e maskës, humb jetën nga coronavirusi mjekja amerikane

Një mjeke nga Kentucky e cila bënte thirrje për bartje të maskës që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit, ka humbur jetën nga kjo sëmundje pas katër muajve betejë, shkruan CNN.

Rebecca Shadowen, 62-vjeçe ka ndërruar jetë më 11 shtator në qendrën medicinale në Bowling Green të Kentucky, ku edhe punoi si mjeke për shumë vite, transmeton Telegrafi.


Ajo ishte specialiste e sëmundjeve infektive dhe punonte si epidemiologe, dhe ndihmoi në krijimin e njësisë së veçantë që luftonte pandeminë e coronavirusit.

Ajo së bashku me 200 mijë amerikanë kanë humbur betejën nga COVID-19. Në anën tjetër bashkëshorti i saj, mjeku David Shadowen dhe dy fëmijët e tyre binjakë Kathryn dhe Jesse, 23-vjeç, janë shfaqur në një emision të CNN ku u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm.

Rebecca që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit u kishte bërë thirrje qytetarëve të bartin maska si preventivë kundër COVID-19. Por, duket se kontakti i vazhdueshëm me të infektuarit bëri që edhe ajo të preket nga kjo sëmundje, të cilës nuk i mbijetoi pas katër muajve betejë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori