LAJMI I FUNDIT:

Që nga data 28 Nëntor, të gjithë me birra BEG në dorë!

Që nga data 28 Nëntor, të gjithë me birra BEG në dorë!

Lansimi i birrës më të re në treg, birrës BEG, nuk ka mundur të bëhet në ndonjë muaj tjetër, përveç nëntorit, në muajin kur edhe Skënderbeu ngriti flamurin.

I gjithë brendi është i përgaditur me shumë shije, që nga emri, etiketa e deri te mënyra e komunikimit me adhuruesit e birrës.

Me një festë të madhe në një nga kafiteritë më të mira në Prishtinë (Che Bar), birra BEG shënoi edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë në të gjitha ndejat, festat dhe kënaqësitë e adhuruesve të birrës.

Me ujin që vjen nga burimi i Vrellës, aty ku u ndërtua edhe fabrika, birra BEG sfidon edhe brendet ndërkombëtare me kualitetin e jashtëzakonshëm pasi që edhe përbërësit tjerë të kësaj birre janë të klasit të parë (Hops & Malt nga Gjermania, Maja nga Franca).

Për birrën BEG, është përgaditur edhe një video reklamë speciale me anë të së cilës shfaqen emocionet, momentet dhe kënaqësitë e të gjithë atyre që do ta shijojnë këtë birrë speciale.