Zvicra

Kombëtarja e Zvicrës ka marrë pjesë në 11 Kupa të Botës, ndërsa arritja më e madhe është çerekfinalja.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: Vendi i 15

Historia në Kupën e Botës

Paraqitja e parë në Kupën e Botës: 1934

Paraqitja e fundit në Kupën e Botës: 2018

Arritja më e madhe në Kupën e Botës: Çerekfinale në vitet 1934, 1938 dhe 1954

Çerekfinale: 3 paraqitje

Gjysmëfinale: 0 paraqitje

Finale: 0 paraqitje

Trajner: Murat Yakin

Murat Yakin është një trajner i lindur në Basel, dhe për të do të jetë një debutim në Kupën e Botës.

Yakin ka qenë lojtar i Zvicrës për dhjetë vite, kur kishte 49 paraqitje dhe katër gola, ndërsa si futbollist bëri karrierë te Stuttgart, Fenerbahce, Basel, Kaiserslautern.

Si trajner i Zvicrës, ai mori drejtimin në vitin 2021, duke fituar biletën për Katar 2022 nga vendi i parë në grup, duke e lënë pas Italinë.

Ylli i ekipit: Granit Xhaka

Granit Xhaka është ylli më i madh i Zvicrës dhe kapiten në këtë Kampionat Botëror.

Mesfushori i Arsenalit është lojtari kyç te Murat Yakin Petkovic dhe pritet të vazhdojë shkëlqimin me këtë fanellë edhe në Katar.

30-vjeçari ka zhvilluar 107 ndeshje me Kombëtaren A të Zvicrës ku ka shënuar edhe 12 gola.