Tunizia

Përfaqësuesja e Tunizisë është kualifikuar në pesë Kupa të Botës dhe “Katar 2022” është e gjashta. Tunizia u kualifikua në Kupën e Botës 1978 për herë të parë dhe u bë skuadra e parë afrikane dhe arabe që fitoi një ndeshje të Kupës së Botës duke mundur Meksikën.

Ata janë njëri nga ekipet kombëtare afrikane më konkurruese në futbollin ndërkombëtar, pasi ka fituar një Kupë Afrikane të Kombeve, si mikpritëse në vitin 2004.

Momentalisht renditen në pozitën e 30-të dhe e nis Kampionatin Botëror nga Grupi D, së bashku me Francën, Danimarkën dhe Australinë.

 

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

TUNIZIA

Renditja në FIFA: Vendi i 30-të

Paraqitja e parë në Kupën e Botës: 1978

Paraqitja e fundit në Kupën e Botës: 2018

Arritja më e madhe në Kupën e Botës: Vendi i nëntë më 1978

Gjysmëfinale: 0 paraqitje

Finale: 0

Tituj të Botës: 0

Trajner: Jalel Kadri

Kadri ishte ndihmës i Tunizisë në vitin e kaluar, por mori drejtimin në janar dhe udhëhoqi me sukses ekipin në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe drejt kualifikimit në “Katar 2022”.

Ylli i ekipit: Wahbi Kazri

Sulmuesi i Montpellir dhe në të kaluarën i disa skuadrave nga Liga Premier vazhdon të mbetet ylli më i madh i “Shqiponjave të Kartagjenës”.