Spanja

Spanja do të tentojë të kthejë Kupën e Botës, me një skuadër të përtërirë, ku mungojnë emrat e njohur të së kaluarës, në mesin e tyre edhe Sergio Ramos, Thiago Alcantara apo David de Gea.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: 7

Historia në Kupën e Botës

Paraqitja e parë në Kupën e Botës: 1934

Paraqitja e fundit në Kupën e Botës: 2018

Arritja më e madhe në Kupën e Botës: Kampion i Botës në vitin 2010

Gjysmëfinale: 2 paraqitje

Finale: 1 paraqitje

Tituj të Botës: 1 herë kampion

Trajner: Luis Enrique

Ylli i vërtetë i Spanjës është trajneri Luis Enrique. Përkundër që mori shumë kritika, Enrique vendosi çuditërisht t’i lë në shtëpi disa nga yjet si Sergio Ramos, Thiago Alcantara e David de Gea.

Luis Enrique u emërua trajner i ekipit kombëtar të Spanjës më 9 korrik 2018, duke zëvendësuar ish-bashkëlojtarin e klubit dhe kombëtares Fernando Hierro .  Ndeshja e tij e parë në krye të ‘La Roja’ ndodhi më 8 shtator dhe ai e udhëhoqi skuadrën në një fitore 2–1 kundër Anglisë në Ligën e Kombeve në Wembley .

52-vjeçari ka udhëhequr Spanjën në 40 ndeshje zyrtare në dy periudha të ndryshme, pasi për katër muaj qëndroi larg postit të trajnerit për arsye familjare. Suksesi më i madh i Enriques në krye të Spanjës është arritja deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Ylli i ekipit kombëtar: Pedri

Pedri është ylli më i madh i Spanjës dhe shpresa e madhe e futbollit spanjoll.

Me vetëm 19 vite mbi super, xhevahiri i Barcelonës ka marrë ‘çelësat’ e mesfushës në dorë nga trajneri Luis Enrique dhe është lojtari kryesor i ‘La Roja’.

Mesfushori i talentuar është spanjolli më i shtrenjtë dhe tifozët presin shumë nga ai.

Deri më tani Pedri ka 14 ndeshje me Kombëtaren e Spanjës, por pa arritur ende të gjej rrugën e golit.