Portugalia

Portugalia do të marr pjesë në Kupën e Botës për herë të tetë, ku suksesi më i madh mbetet ai i vitit 1966.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: Vendi 9

Historia në Kupën e Botës

Paraqitja e parë në Botëror: 1966

Paraqitja e fundit në Botëror: 2018

Arritja më e madhe: vendi i tretë, 1966

Gjysmëfinale: 2

Finale: 0

Tituj: 0

Trajneri: Fernando Santos

Santos u emërua në vitin 2014 si përzgjedhës i Portugalisë pas një periudhë të suksesshme me Greqinë, vend të cilin e udhëhoqi drejt 1/8-të së finales në Euro 2012 dhe 1/16-tës në Brazil 2014.

Trajneri i lindur në Lisbonë bëri historinë duke çuar Portugalinë drejt një triumfi në Euro 2016, të cilën e pasoi me kualifikim në Botërorin, Rusia 2018, por nuk kishin edhe aq sukses, duke mos prekur as çerekfinalen.

Ai e fitoi edhe Ligën e Kombeve në vitin 2019.

Ylli i kombëtares: Cristiano Ronaldo

Ronaldo bën pjesë në listën e futbollistëve më të mirë në botë.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Portugalisë, ndërsa ka bërë karrierw te Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Ai vjen si kapiten me 191 paraqitje dhe 117 gola.