Polonia

Kombëtarja e Polonisë aktualisht është e renditur në pozitën e 26-të të ranglistës së FIFA-s, ndërsa ky i Katarit do të jetë Kampionati Botëror i tetë në histori të tyre.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: Vendi i 26

Historia në Kupën e Botës

Pjesëmarrja e parë në Botëror: 1938

Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2018

Arritja më e madhe: Vendi i tretë 1974, 1982

Gjysmëfinale: 2

Finale: 0

Tituj: 0

Trajner: Czeslaw Michniewicz

Trajneri polak mori drejtimin e kombëtares në vitin 2022, duke plotësuar vendin e lënë bosh nga Paulo Sousa, që shkoi te Flamengo.

Marrëveshja e tij është deri më 31 dhjetor 2022 me një opsion zgjatjeje.

Më 24 mars, Polonia luajti ndeshjen e parë nën drejtimin e Michniewicz, një barazim 1–1 në një miqësore kundër Skocisë.

Ai ka drejtuar klubet më të njohura të futbollit polak dhe ka fituar edhe trofe.

Ylli i skuadrës: Robert Lewandowski

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski do t’i prijë Polonisë në fushë në Katar 2022.

Njëri nga lojtarët më të mëdhenj polak në histori, ai mban të gjitha rekordet.

Lewa ka 129 ndeshje dhe 75 gola për Poloninë në karrierën e tij.