Koreja e Jugut

Suksesin më të madh Koreja e Jugut e ka shënuar në vitin 2002, kur e zuri vendin e katërt në Kampionatin Botëror. Aktualisht kjo përfaqësuese është e 28-ta në renditjen e FIFA-s. Kjo do të jetë pjesëmarrja e 11-të në këtë event.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: Vendi 28

Historia në Kupën e Botës

Pjesëmarrja e parë në Botëror: 1954

Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2018

Arritja më e madhe: Vendi i katërt 2002

Gjysmëfinale: 1

Finale: 0

Tituj: 0

Trajner: Paulo Bento

Portugezi mori drejtimin e Koresë së Jugut në vitin 2018 pas Kupës së Botës.

Ai ka drejtuar Portugalinë në të shkuarën, ndërsa ka udhëherqur edhe klube si Sporting, Cruzeiro dhe Olympiacos.

Këtë vit ai do të tentojë që me koreano-jugorët të kalojë fazën e grupeve.

Yll i ekipit: Heung-Min Son

Sulmuesi i Tottenhamit, Son, edhe pse me një dëmtim, ku shkaku i tij do të bartë një maskë, ai do ta drejtojë ekipin në Katar 2022.

30 vjeçari që ka bartur fanellën e Hamburg dhe Bayer Leverkusen, ka 104 paraqitje për vendin e tij dhe ka shënuar 35 gola.

Me Korenë e Jugut ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të viti 2018, duke u liruar pastaj nga shërbimi ushtarak fal këtij suksesi.