Kanada

Pritjes së gjatë prej 36 viteve i erdhi fundi dhe Kombëtarja e Kanadas do të marrë pjesë në një tjetër Botëror.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme në fund të kualifikimeve, Kanada ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Botërorin e dytë në histori të shtetit dhe kësaj radhe synojnë të bëjnë gjëra më të mira.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: 41

Historia në Kupën e Botës

Paraqitja e parë në Kupën e Botës: 1986

Paraqitja e fundit në Kupën e Botës: 1986

Arritja më e madhe në Kupën e Botës: Pozita e 24 në vitin 1986

Gjysmëfinale: X

Finale: X

Tituj të Botës: X

Trajner: John Herdman

John Herdman arriti të fitonte medaljen e bronztë me ekipin e femrave të Kanadasë në Lojërat Olimpike në vitet 2012 dhe 2016 dhe atë sukses e transferoi tek meshkujt.

Anglezi është në krye të Kanadasë që nga viti 2018 dhe do të mbahet gjatë në mend për kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Trajner: Alphonso Davies

Alphonso Davies u lëndua dy javë më parë, por së fundmi është bashkuar me Kombëtaren në Doha të Katarit.

Ylli i Bayern Munich konsiderohet si lojtari më i mirë i kësaj Kombëtare dhe do të bëj maksimumin për të luajtur në fazën e grupeve.

Ai është një rrezik për kundërshtarët pasi mbrohet mirë dhe sulmon nga krahu i majtë. Përvoja e tij e fituar me Bayernin është thelbësore për Kanadanë në Kupën e Botës.