Kameruni

Kameruni do të luajë për herë të tetë në Kupën e Botës. Ata janë në Grupin G me Zvicrën, Brazilin dhe Serbin.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: Vendi 43

Historia në Kupën e Botës

Paraqitja e parë në Kupën e Botës: 1982

Paraqitja e fundit në Kupën e Botës: 2014

Arritja më e madhe në Kupën e Botës: Çerekfinale (1990)

Gjysmëfinale: asnjë

Finale: asnjë

Tituj të Botës: asnjë

Trajneri: Rigobert Song

Një legjendë e futbollit kamerunas si Song, mori drejtimin e kombëtares këtë vit. Ai është zgjedhur në krye të ekipit nga miku i tij, tani kryetari i Federatës, Samuel Eto’o.

Song mposhti Algjerinë për tu futur në Kupën e Botës Katar 2022.

Ylli i skuadrës: Eric Maxim Choupo-Moting

Sulmuesi i Bayern Munich, që ka lindur në Gjermani është lojtari kryesor i Kamerunit, skuadër që ka edhe lojtarë të tjerë të nivelit të lartë.

Duke qenë pjesë e klubit bavarez dhe ndeshjet e shumta me ta, kanë bërë që ai të konsiderohet më i miri te Kameruni.

Ai ka 68 ndeshje me Kombëtaren dhe 18 gola.