Japonia

Japonia do të luaj për herë të shtatë në Kampionatin Botëror dhe nuk mungojnë në ngjarjen më të madhe sportive në botë që nga viti 1998. Arritja më e madhe e Japonisë në një Kampionat Botërorë ka qenë vendi i nëntë, ku të njëjtën pozitë e kanë zënë në vitet 2002 dhe 2010.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: 24

Historia në Kupën e Botës

Paraqitja e parë në Kupën e Botës: 1998

Paraqitja e fundit në Kupën e Botës: 2018

Arritja më e madhe në Kupën e Botës: Pozita e nëntë në dy raste

Gjysmëfinale: X

Finale: X

Tituj të Botës: X

Trajneri: Hajime Moriyasu

Hajime Moriyasu ishte ndihmës trajner i Akira Nishino në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.  Më 26 korrik 2018, me dorëheqjen e trajnerit aktual, Federata e Futbollit të Japonisë emëroi Hajime Moriyasu si trajnerin e ri të ekipit kombëtar të meshkujve, me një sy në Kupën e Botës në 2022.

54-vjeçari udhëhoqi Japoninë në AFC Azia 2019 Finalja e Kupës pasi mundi Iranin 3–0 në gjysmëfinale, por u mund në finale 3–1 nga Katari për të shënuar humbjen e parë të Japonisë në një finale kontinentale.

Ylli i ekipit kombëtar: Daichi Kamada

Daichi Kamada është padyshim ylli më i madh i Japonisë, por edhe lojtari me vlerën më të lartë.

Mesfushori ofensivë është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me Frankfurtin ku ka shënuar 12 gola e ka asistuar në katër të tjerë këtë sezon dhe qëllimi i tij është të vazhdoj të shënoj e asistoj edhe në Katar.

26-vjeçari ka zhvilluar 22 ndeshje me Japoninë nga viti 2019 ku ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në tre të tjerë.