Holanda

Përfaqësuesja e Holandës është në mesin e ekipeve favorite për të fituar Kupën e Botës, derisa menaxhohen nga një trajner me shumë eksperiencë në klubet evropiane, por edhe nga lojtarë të dalluar. Ata kanë qenë nën kampion në disa vite, por që duan që në Katar ta fitojnë Kupën e Botës që u mungon.

Holanda ka marrë pjesë në dhjetë Kupa Botërore, duke u paraqitur në finale tre herë (në 1974, 1978 dhe 2010) .

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: Vendi 8-të

Historia në Kupën e Botës

Paraqitja e parë në Kupën e Botës: 1934

Paraqitja e fundit në Kupën e Botës: 2018

Arritja më e madhe në Kupën e Botës: Tri herë nçnkampion (1974, 1978, 2010)

Gjysmëfinale: 2

Finale: 3

Tituj të Botës: 0

Trajneri: Louis van Gaal

Trajneri veteran mori timonin e Holandës në vitin 2021 dhe në periudhën e tij të tretë, ai ka përfunduar misionin e rikthimi në Botëror

Ylli i ekipit: Virgil van Dijk

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, ende larg formës së tij kulminante, vazhdon të jetë njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë. I fuqishëm, shtatlartë, i shpejtë, i mençur dhe mbi të gjitha kapiten i Tulipanëve.