Argjentina

Argjentina është një nga kombëtaret më të suksesshme të futbollit në botë, pasi ka fituar dy Kupa të Botës dhe ka qenë tre herë nënkampione. Në 18 turne të Kupës së Botës, Argjentina pati 47 fitore në 81 ndeshje. Skuadra ishte e pranishme në të gjitha Kupat e Botës, përveç katër prej tyre, duke qëndruar pas Brazilit dhe Gjermanisë për nga numri i paraqitjeve.

Të njohur si Albiceleste, Argjentina hyn si njëra nga favoritet për ta fituar trofeun dhe renditet e treta në ranglistën e FIFA-s.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: Vendi i tretë

Historia në Kupën e Botës

Pjesëmarrja e parë në Botëror: 1930

Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2018

Arritja më e madhe: Fitues më 1978, 1986

Gjysmëfinale: 5

Finale: 5

Tituj: 2

Trajner: Lionel Scaloni 

Scaloni e ka udhëhequr Argjentinën drejt një serie mbi 35 ndeshje pa humbje dhe synon ta vazhdojë këtë në “Katar 2022”. Pasi fituan Copa America, Argjentina tani synon ta fitojë Kupën e Botës.

Ylli i ekipit: Lionel Messi 

Lojtari më i mirë në histori me shtatë Topa të Artë, Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm, përveç Kupës së Botës, të cilën synon ta fitojë këtë vit në Katar.