Arabia Saudite

Kombëtarja e Arabisë Saudite gjendet momentalisht në pozitën e 51-të në ranglistën botërore të FIFA-s.

Kjo do të jetë hera e gjashtë që marrin pjesën në Kupën e Botës.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: Vendi i 51

Historia në Kupën e Botës

Paraqitja e parë në Kupën e Botës: 1994

Paraqitja e fundit në Kupën e Botës: 2018

Arritja më e madhe në Kupën e Botës: Raundi i 12-të në vitin 1994

Gjysmëfinale: Asnjë paraqitje

Finale: Asnjë paraqitje

Tituj të Botës: Asnjë

Trajner: Herve Renard

Francezi mori drejtimin e Arabisë Saudite në vitin 2019, pas Kupës së Botës që u mbajt në Rusi.

Ai njihet për punën me kombëtare afrikane ku fitoi dy herë Kupën e Kombeve, ndërsa ka drejtuar më parë, Marokun, Bregun e Fildishtë, Zambinë dhe Angolën.

Në mars 2022, Renard udhëhoqi Arabinë Saudite drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2022. Ai u bë trajneri i parë i huaj me më shumë fitore (18) në historinë e vendit.

Ylli i ekipit: Salem Al-Dawsari

Sulmuesi anësori, Al-Dawsari është 31 vjeç dhe ka 71 ndeshje për Arabinë Saudite, ku ka shënuar edhe 17 gola.

Ai luan te Al-Hilal, ndërsa kishte një eksperiencë të shkurtër edhe në La Liga te Villarreali.

E gjithë ekipi i tubuar prej 26 lojtarësh luajnë në kampionatin vendas, për atë këmbëshpejti është më i njohur nga të gjithë.