LAJMI I FUNDIT:

Qasje e re në luftën kundër shtypjes së lartë të gjakut

Qasje e re në luftën kundër shtypjes së lartë të gjakut

Shkencëtarët të cilët kanë kryer eksperimente në minjtë kanë zbuluar se përmes çaktivizimit të nervave të caktuara në qafë, mund të shërohet në mënyrë efektive presioni i lartë i gjakut.

Ky është një zbulim që mund të ndihmojnë në luftën kundër njërit prej vrasësve më të mëdhenj të heshtur në botë.

Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit në Britani kanë zbuluar se kur tek minjtë me shtypje të lartë të gjakut hiqen lidhjet nervore mes trurit dhe rruazave karotide – nyjave me madhësinë e një kokrre të orizit në pjesën anësore të secilës arterie karotide – shtypja tek kafshët bie dhe mbetet e ulët.


Rezultatet e shkencëtarëve, të botuar në revistën “Nature Communications”, tashmë i kanë nxitur ekspertët të bëjnë hulumtime tek njerëzit, rezultatet e të cilave priten deri në fund të këtij viti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e quan hipertensionin apo tensionin e lartë të gjakut si një nga vrasësit më të mëdhenj të heshtur në botë, për shkak se në fazën e hershme është pa simptoma.

Hipertensioni prek një në tre njerëz në mbarë botën dhe mund të shkaktojë goditje në tru, sulm në zemër dhe dështim të veshkave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori