LAJMI I FUNDIT:

Pyper: 82.83 për qind e qytetarëve po e kalojnë mirë në karantinë, 17.71 për qind nuk po kalojnë kështu

Pyper: 82.83 për qind e qytetarëve po e kalojnë mirë në karantinë, 17.71 për qind nuk po kalojnë kështu

Po bëhet një kohë prej se është marrë vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga virusi COVI-19. Andaj, kompania e hulumtimeve “Pyper” përmes një mostre jo të rastësishme ka kryer një hulumtim me 1,433 persona përmes platformës së saj teknologjike.

Qëllimi i këtij hulumtimi më specifikisht ka qenë të hetohet sjellja e qytetarëve në karantinë duke marrë parasysh kohën e tyre të lirë në dispozicion.


Së pari, vlen të theksohet se përkundër kohëzgjatjes së karantinimit dhe kufizimeve si rezultat i COVID-19, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë deklaruar se po kalojnë mirë në karantinë apo 82.83 për qind për dallim prej një përqindje më të vogël apo 17.71 për qind që nuk po kalojnë kështu.

Sidoqoftë, përkundër izolimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre, teknologjia e komunikimit po shërben mjaft mirë për t’i bashkuar ata virtualisht. Kjo formë komunikimi me të tjetër, pra me shoqërinë, familjen e gjerë, etj., po bëhet përmes video-thirrjeve apo 46.06 për qind, përmes mesazheve me 30.70 për qind si dhe më pak përmes telefonatave me 23.24 për qind. Kështu që ndonëse të izoluar fizikisht, ata përsëri po i mbajnë kontaktet me të tjerët.

Po ashtu, përmes komunikimit me të tjerët, pjesëmarrësit po e kalojnë kohën e lirë edhe në mënyra të tjera prej të cilave më së shpeshti është raportuar kalimi i kohës në rrjete sociale me 60.29 për qind duke u pasuar nga shikimi i filmave/serialeve me 60.01 për qind, dëgjimi i muzikës me 45.71 për qind, të fjeturit gjatë ditës me 41.94 për qind, luajtja me lojëra/video–lojëra me 38.80 për qind, shikimi i lajmeve/debateve politike me 35.80 për qind, gatimi me 31.47 për qind, leximi i librave me 30.29 për qind, bërja e ushtrimeve fizike me 24.91 për qind, marrja me veprimtari kreative siç është të shkruarit, të vizatuarit me 15.63 për qind, leximi i gazetave/revistave me 12.63 për qind si dhe meditimi/praktikimi i jogës me 6.21 për qind.

Gjithashtu, përveç mënyrave argëtuese për të kaluar kohën siç është shikimi i filmave, e që 63.56 për qind kanë pohuar se po shikojnë tani më shumë filma sesa gjatë periudhës së parakarantinimit, ekzistojnë edhe mënyra të ndryshme që mund të përdoren për të qenë produktiv gjatë kësaj periudhe. Një nga këto mënyra ka të bëjë me leximin e librave e që prej të gjithë librave të lexuar nga pjesëmarrësit gjatë periudhës së karantinimit, disa libra kanë qenë për qëllime argëtimi me 38.17 për qind, për zhvillim personal me 34.33 për qind si dhe për qëllime studimi me 26.67 për qind.

Mostra sipas gjinisë:
Femra (52.34%)
Meshkuj (47.66%)

Mostra sipas grupmoshave:
16-25 vjeç (53.66%)
26-35 vjeç (31.82%)
36-45 vjeç (9.14%)
46+ vjeç (5.37%)

Mostra sipas komunave:
Prishtinë (18.07%)
Prizren (7.89%)
Gjilan (6.91%)
Mitrovicë (6.70%)
Ferizaj (6.35%)
Podujevë (5.79%)
Gllogoc (5.58%)
Vushtrri (4.47%)
Pejë (4.19%)
Gjakovë (4.12%)
Fushë Kosovë (3.84%)
Rahovec (3.49%)
Lipjan (3.42%)
Malishevë (3.00%)
Suharekë (2.44%)
Viti (2.16%)
Skenderaj (1.88%)
Obiliq (1.47%)
Istog (1.40%)
Klinë (1.26%)
Kamenicë (1.26%)
Kaçanik (1.05%)
Deçan (0.91%)
Shtime (0.91%)
Dragash (0.70%)
Hani i Elezit (0.21%)
Junik (0.14%)
Shtërpcë (0.14%)
Zveçan (0.07%)
Zubin Potok (0.07%)
Kllokot (0.07%)
Graçanicë (0.07%) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori