Arkimed Lushaj apo siç njihet me emrin artistik, Stresi, në shoëbiz e faqet rozë ka qenë shumë i komentuar edhe për jetën personale.
Ai deri më tani mbahet mend vetëm për një lidhje serioze, atë me blogeren shqiptare që jeton në Kanada, Kejsin.
Romanca e dyshes shkoi në një tjetër nivel, madje ata pritnin të kurorëzonin dashurinë e tyre edhe me martesë.
Mirëpo, tani duket se çdo gjë ka marrë fund dhe nuk ekziston më termi Stresi-Kejsi.
Këtë e ka bërë të ditur vet artisti në një pyetje që iu parashtrua nga ndjekësit në Instagram.
“A vazhdon lidhja me Kejsin? Pse jeni ndarë me njëri-tjetrin”, thuhet në pyetjen e një ndjekësi/e.
“Nuk vazhdon nuk funksionon, është një temë e mbyllur prej tri vitesh nuk e di përse pas tri vitesh bëni të njëjtën pyetje”, ka qenë përgjigja e 35-vjeçarit.
Stresi javët e fundit duhet theksuar se i ka dhënë fund armiqësisë me rivalin e tij të madh, reperin Noizy. /Telegrafi/