Site icon Telegrafi

Pyetet për rikthimin si moderatore, Einxhel Shkira me ironi: Bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri

Einxhel Shkira

Moderatorja Einxhel Shkira ka kohë që është distancuar nga ekrani, gjegjësisht nga programet televizive.

Ajo i është përkushtuar më shumë jetës private, jetës së re si nënë si dhe zhvendosjes në Kosovë.

Së fundmi një ndjekës i ka shkruar që ta prezantojë Festivalin e RTSh-së, një nga kompeticionet muzikore më të njohura në vend.

Foto: Screenshot/Instagram

“Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë”, tha ajo fillimisht me ironi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Einxhel Shkira

Tutje, ish-banorja e Big Brother VIP shtoi: “Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.

Einxhel ndryshe që nga Big Brother VIP ka qenë më pasive dhe nuk u angazhua në ndonjë projekt. /Telegrafi/

Einxhel Shkira
Exit mobile version