LAJMI I FUNDIT:

Putini i gatshëm të bisedojë me Scholzin

Putini i gatshëm të bisedojë me Scholzin

Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për kontakte me kancelarin gjerman Olaf Scholz, megjithëse ai nuk ka një bisedë telefonike të planifikuar me të, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Gjermania, që ishte një prej vendeve perëndimore që kundërshtoi furnizimin e Ukrainës me tanke moderne, për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus, ka njoftuar javën e kaluar se do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Kiev, dhe do të lejojë vendet aleate evropiane ta furnizonin Kievin me Leopardët, transmeton Telegrafi.

Ky lajm erdhi pasi që Shtetet e Bashkuara i premtuan Kievit, tanket M1 Abrams, veprim ky që nuk u prit mirë nga Kremlini.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të dërgojnë aeroplanët F-16 në Ukrainë
Lexo po ashtu Zyrtarë ushtarakë amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të dërgojnë aeroplanët F-16 në Ukrainë

“Për momentin, nuk ka bisedime të planifikuara (me Scholz). Putin ishte dhe mbetet i hapur për kontakte,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen e Berlinit, Tagesspiegel, kancelari gjerman Scholz tha: “Do të flas përsëri me Putinin – sepse është e nevojshme të flasim”.

“Është përgjegjësi e Putinit të tërheq ushtarët nga Ukraina, për t’i dhënë fund luftës së pakuptimtë dhe shumë të tmerrshme që tashmë i ka kushtuar me jetë qindra mijëra personave”, shtoi kancelari gjerman.

Putin dhe Scholz për herë të fundit kanë biseduar në telefon në fillim të dhjetorit. Lideri rus pati thënë se sistemi raketor gjerman i dërguar në Ukrainë është “destruktiv”, dhe i ka bërë thirrje Berlinit që të rishqyrtoj veprimet.

Pamjet nga droni tregojnë “qytetin fantazmë” Vuledar të Ukrainës, aty ku as edhe një objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar
Lexo po ashtu Pamjet nga droni tregojnë “qytetin fantazmë” Vuledar të Ukrainës, aty ku as edhe një objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar

Gjermania është donatori i dytë më i madh i pajisjeve ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, sipas Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, përpara fuqive të tjera evropiane si Franca dhe Britania.

Kievi thotë se bisedimet e paqes janë të mundshme, vetëm nëse Rusia ndalon sulmet dhe tërheq të gjitha forcat e saj nga toka ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori