LAJMI I FUNDIT:

Agresioni rus në Ukrainë, Putin: Rusia ka katër rajone të reja

Agresioni rus në Ukrainë, Putin: Rusia ka katër rajone të reja

Në kohën kur perendimi nuk njeh referendumet ruse në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim para vartësve të vetë dhe qytetarëve.

Ai thotë se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës që po planifikon të aneksojë kanë marrë vendimin e tyre.


Në Donetsk, Kherson, Luhansk, and Zaporizhzhia janë mbajtur ditë më parë të ashtuquajtura referendume, rezultatet e të cilave Perëndimi i ka hedhur poshtë duke mos i njohur.

“Rezultatet dihen, dihen mirë”, deklaroi lideri rus, raporton skynews.

“Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, thotë Putin.

Ai vazhdon duke thënë se rezultatet janë “e drejta natyrore” e atyre që votuan.

Putini tani kthehet në histori – duke pretenduar se shumë breza të rusëve kanë luftuar për këto toka, raporton theguardian.

“Të gjithë heronjtë e operacionit special ushtarak, janë heronj. Ata janë heronj të Rusisë së Madhe”, pohoi ai.

Putin vazhdon me fjalimin duke u bërë thirrje ushtarëve që të marrin pjesë në operacionin special ushtarak.

Ai vazhdon, duke thënë se dëshiron t’u bëjë thirrje edhe grave dhe fëmijëve të tyre që ata të kuptojnë “për çfarë po luftojmë”.

Duke përsëritur pretendimet se Ukraina i përket Rusisë, ai thotë se Perëndimi thjesht po kërkon mënyra për të thyer Rusinë duke mbështetur Ukrainën në luftën e saj për pavarësi.

Putin më pas filloi në mënyrë solemne nënshkrimin e katër dekreteve me radhë, gjegjësisht të aneksimit të Luhanskut, Donetskut, Zaporizhzhias dhe Khersonit.

Ndryshe, Rusia është akuzuar për kryerjen e mizorive në zonat që ajo pushton që prej 24 shkurtit të këtij viti. /Telegrafi/