Presidenti rus, Vladimir Putin thuhet se ka refuzuar të tërheqë trupat nga Kherson me kërkesë të shefave ushtarakë, raporton New York Times.

Gazeta pretendon se Putin është përfshirë më drejtpërdrejt në planifikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila sot hyri në muajin e shtatë.

Kjo ka krijuar “tensione”, sipas zyrtarëve të paidentifikuar amerikanë, raporton skynews.

Raportohet se disa komandantë i kanë rekomanduar Putinit tërheqjen e trupave nga Kherson në Ukrainën jugore.

Forcat e mbrojtjes kanë bërë një sërë fitimesh në rajon këtë muaj dhe disa ura kryesore kanë rënë pas sulmeve të Ukrainës.

Një referendum për bashkimin me Federatën Ruse do të mbahet në Kherson deri më 27 shtator. /Telegrafi/

Reklama