LAJMI I FUNDIT:

Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin e 147 mijë ushtarëve të tjerë

Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin e 147 mijë ushtarëve të tjerë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që përcakton se sa qytetarë duhet të thirren si pjesë e fushatës së rekrutimit pranveror që ndodh çdo vit.

Reklama

Ai thotë se 147 mijë rusë duhet të thirren për shërbimin ligjor ushtarak, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Rrugë të dëmtuara, ndërtesa të rrënuara - skena të tmerrshme nga Bakhmuti
Lexo po ashtu Rrugë të dëmtuara, ndërtesa të rrënuara - skena të tmerrshme nga Bakhmuti

Në shtator, Putin nënshkroi një urdhër që thërriste 120 mijë njerëz për fushatën e vjeshtës, raporton skynews.

Në atë kohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se rekrutimi nuk ishte në asnjë mënyrë i lidhur me atë që Moska e quan operacionin e saj special ushtarak, emërtim për pushtimin në Ukrainë.

Në Rusi, të gjithë burrat ndërmjet moshës 18 dhe 27 vjeç janë të detyruar të kryejnë shërbimin një vjeçar ushtarak.

Mesatarisht, në vitet e fundit, rreth 130 mijë njerëz janë thirrur çdo pranverë dhe vjeshtë.

Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi Rusia nisi një fushatë të re të kërkimit të vullnetarëve të rinj për të shtuar radhët e trupave për luftën në Ukrainë.

Disa qytetarë i nxjerrin me dhunë, në disa shtinë me armë - ushtarët rusë kështu iu përgjigjen kundërshtuesve të pushtimit të Ukrainës
Lexo po ashtu Disa qytetarë i nxjerrin me dhunë, në disa shtinë me armë - ushtarët rusë kështu iu përgjigjen kundërshtuesve të pushtimit të Ukrainës

Reklamat po ofrojnë bonuse në para dhe përfitime të tjera, me lëvizjen që duket se largon frikën se një mobilizim masiv – i ngjashëm me atë në shtator, ku mijëra rusë u larguan nga vendi – ishte në rrugë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kubanezët luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë, u është premtuar shtetësia dhe 5 dollarë në dorë dhe pagë mujore prej 2.545

Kubanezët luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë, u është premtuar shtetësia dhe 5 dollarë në dorë dhe pagë mujore prej 2.545

Evropa
Rusia kreu sulmin më të madh me dron në Kiev që nga fillimi i agresionit, ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar 52 nga 54 fluturaket pa pilot

Rusia kreu sulmin më të madh me dron në Kiev që nga fillimi i agresionit, ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar 52 nga 54 fluturaket pa pilot

Evropa
Analistja amerikane: Vuçiq në hapat e Putinit, po e mashtron Perëndimin

Analistja amerikane: Vuçiq në hapat e Putinit, po e mashtron Perëndimin

Serbia
A do të furnizohet Ukraina me raketat gjermane Taurus, që kanë një rreze veprimi prej 500 kilometra dhe mund të shkatërrojnë bunkerë nëntokësorë?

A do të furnizohet Ukraina me raketat gjermane Taurus, që kanë një rreze veprimi prej 500 kilometra dhe mund të shkatërrojnë bunkerë nëntokësorë?

Evropa
Votimi pritet të jetë më i shpejtë në balotazh në Turqi

Votimi pritet të jetë më i shpejtë në balotazh në Turqi

Turqia
Momenti kur ushtari rus i dorëzohet forcave të Ukrainës

Momenti kur ushtari rus i dorëzohet forcave të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori