Presidenti rus Vladimir Putin si dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord që të zhvillohet një vizitë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), thotë Kremlini.

Gjatë telefonatës së tyre pak kohë më parë, Putini fajësoi Kievin për granatimet e fundit të objektit, thuhet tutje në deklaratë.

Ukraina ka ngritur më parë të njëjtën akuzë ndaj Rusisë.

Rusia refuzon thirrjen për të çmilitarizuar zonën e centralit bërthamor Zaporizhzhia Rusia refuzon thirrjen për të çmilitarizuar zonën e centralit bërthamor Zaporizhzhia

Ky termocentral bërthamor është më i madhi në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres beson se dëmtimi i mundshëm në uzinën e Zaporizhzhia mund të jetë “vetëvrasje” dhe presidenti i Turqisë ka thënë se askush nuk dëshiron një tjetër Çernobil – aksidenti më i keq bërthamor në botë kur Ukraina ishte nën sundimin sovjetik. /Telegrafi/

Reklama
Reklama