LAJMI I FUNDIT:

Pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar, thotë sekretari britanik i mbrojtjes

Pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar, thotë sekretari britanik i mbrojtjes

Sekretari britanik i mbrojtjes ka thënë se Vladimir Putin tani nuk ka gjasa të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës.

Ben Wallace tha se pushtimi rus i Ukrainës “ka filluar të dështojë”, pasi ai premtoi më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për mbrojtjen e kombit të Evropës Lindore.


Danimarka iu bashkua Mbretërisë së Bashkuar në ofrimin e më shumë ndihme për Ukrainën në një konferencë në Kopenhagë, bashkë-organizuar nga Wallace, raporton theguardian.

Ukrainasit tallen me rusët që pushonin në Krime: Kremi i diellit nuk do t'ju mbrojë
Lexo po ashtu Ukrainasit tallen me rusët që pushonin në Krime: Kremi i diellit nuk do t'ju mbrojë

Sekretari i Mbrojtjes tha se ishte e rëndësishme të kuptohet se luftimet dhe humbjet e jetëve po ndodhin ende, por shtoi se Rusia “po fillon të dështojë në shumë fusha”.

“Ata kanë dështuar deri më tani dhe nuk ka gjasa të kenë sukses ndonjëherë në pushtimin e Ukrainës.

Pushtimi i tyre ka dështuar dhe është rimodifikuar vazhdimisht në masën që ata me të vërtetë janë duke u fokusuar vetëm në pjesë të jugut dhe në lindje, një rrugë e gjatë e shumë larg operacionit të tyre të ashtuquajtur special treditor. Tri ditë janë tashmë mbi 150 ditë dhe gati gjashtë muaj, me humbje të mëdha të konsiderueshme si të pajisjeve, ashtu edhe të personelit rus”, tha ai.

Ndryshe, Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë dy prej shteteve që më së shumti po e përkrahin financiarisht dhe ushtarakisht shtetin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori