Ekziston një lloj kërpudhe, e quajtur “Puroja e Djallit”. Ajo rritet vetëm në dy vende në sipërfaqen e tokës: në Teksas të SHBA-së dhe Japoni.
Kjo kërpudhë jashtëzakonisht e rrallë shquhet për pamjen e saj të pazakontë.
Kërpudha rritet në trungjet e pemëve në Teksas, ose në rrënjët e kalbura të tyre në Japoni. Ajo ngjan disi me një puro ngjyrë kafe të errët ose e zezë, përpara se të hapet. /gsh/