LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit shëndetësor në spitalet amerikane kërcënohen me largim nga puna, nëse flasin me gazetarë gjatë pandemisë së coronavirusit

Punonjësit shëndetësor në spitalet amerikane kërcënohen me largim nga puna, nëse flasin me gazetarë gjatë pandemisë së coronavirusit

Punonjësit shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër coronavirusit, jo vetëm që duhet të brengosen për shëndetin e tyre dhe të pacientëve – ata gjithashtu po rrezikohen të humbin vendin e punës nëse flasin publikisht për sfidat që po i hasin gjatë punës së tyre, në kohën kur coronavirusi po bën kërdinë, shkruan Business Insider.

Mjekët dhe infermieret raportohet se janë urdhëruar që të mos flasin me mediat apo të postojnë nëpër rrjete sociale, diçka lidhur me brengat që ata i kanë, transmeton Telegrafi.

Madje disa prej tyre tashmë kanë humbur punën. Ming Lin, që punon në emergjencë në spitalin St. Joseph në Bellingham të Washingtonit, ka thënë për Bloomberg se është shkarkuar gjatë javës së kaluar, vetëm pse ka folur për një gazetë lidhur me mungesën e pajisjeve mbrojtëse dhe testeve të coronavirusit.

Lauri Mazurkiewicz, infermiere në Çikago, ka deklaruar për Bloomberg se ka humbur vendin e punës në spitalin Northwestern Memorial, pasi u kishte dërguar e-mail kolegëve duke u bërë thirrje të bartin sa më shumë pajisje mbrojtëse.

Punonjësit e dy spitaleve në Nju Jork – NYU Langone dhe Montefiore, kanë thënë për Bloomberg, se kanë pranuar së fundmi një vërejtje nga menaxhmenti duke ua rikujtuar politikat e spitalit që të gjitha pyetjet që ua adresojnë mediat, t’ia dërgojnë departamentit për marrëdhënie me publikun.

E nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë ndaj tyre do të iniciohen masa disiplinore, përfshirë këtu edhe me prishje të kontratës. Nisha Mehta, që menaxhon dy faqe në Facebook të një grupi mjekësh, gjithashtu ka pranuar se ka dëgjuar nga disa persona për presionin që po u bëjnë që të mos flasin me mediat për spitalet ku ata punojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori