J.P Attard nga një kompani hekurudhore në Kanada, e shpëtoi një burrë që përpiqej të vetëvritej në një stacion trenash të Torontos.
Me ta vërejtur që ishte fshehur poshtë platformës, punonjësi ndaloi qarkullimin e trenit në atë linjë dhe njoftoi forcat e rendit, transmeton Telegrafi.
Me t’i shkuar pranë, Attard nisi ta inkurajojë për jetë duke i kërkuar që ‘të punojë për ta kthyer negativen në pozitive’.
“Unë jam i fortë” i kërkoi të thoshte disa herë, para se të njëjtën ta kërkojë edhe nga turmat që ndodheshin në të dy anët e shinave.
Raportohet se burri që përpiqej të vetëvritet, është një 23-vjeçare me shqetësime dhe ankthe, që tani i është nënshtruar terapisë nervore. /Telegrafi/
https://youtu.be/_l1g0c-ESWM