Punëtorëve të “Pallatit të Rinisë” u janë paguar pagat për dy muaj, kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, thotë se tashmë ka filluar stabilizimi i ndërmarrjes.
“Me këtë fillojmë edhe stabilizimin e Ndërmarrjes e cila i ka mbi 3 milionë euro borxhe. Të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë pagur paga për dy muaj dhe vazhdojmë me hapat e tjerë”, ka njoftuar Ahmeti.
Kujtojmë se punëtorët e “Pallatit të Rinisë” ditë më parë kishin paralajmëruar protesta, pasi që nuk kishin marrë pagat për tre muaj, por se pas premtimit që u kishte bërë Komuna e Prishtinës, e kanë anuluar atë. /Telegrafi/