LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Shërbimit Korrektues protestojnë sot para Qeverisë

Punëtorët e Shërbimit Korrektues protestojnë sot para Qeverisë

Të pakënaqur me koeficientin e pagave, po dalin të jenë edhe sindikalistët e Shërbimit Korrektues. Ata thonë se si shkak i mos përmbushjes së premtimeve, sot do të organizojnë edhe protesta para Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës do të kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2. Ata madje kërkojnë nga presidenti që të mos dekretojnë Ligjin për paga, sepse si të tillë e quajnë diskriminues dhe “të fortëve”.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj thotë se sindikalistët janë të zhgënjyer nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Sipas tij, ky i fundit nuk e mbajti fjalën që u kishte dhënë.


Ku koeficienti nga 1,85 të lëviz në 2,2, mënyrë që të jenë të barabartë me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit.

Të hënën sindikalistët kishin mbajtur edhe një protestë para Qendrës Korrektuese të Dubravës, asaj të Lipjanit si dhe të Sigurisë së Lartë.

E kësaj radhe, Sadikaj ka njoftuar se do të mbahet protestë para Qeverisë së Kosovës, duke marshuar drejt sheshit” Zahir Pajaziti”.

Ai tha se si staf i Shërbimit Korrektues, puna e tyre nuk është aspak e lehtë. Madje, ai ka kritikuar edhe ligjin që trajton këtë punëtorë.

Ai ka besuar që pas këtyre protestave do të reflektojë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Mes tjerash ka thënë se pret të kenë takim me të, që kërkesat e tyre të shkojnë edhe tek presidenti i vendit, që ky ligj që të mos dekretohet.

Si të tillë, ai e quajti Ligj të të “fortëve”, ku sipas tij bëhen diskriminime të mëdha. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori