Edhe pak ditë kanë mbetur të përzgjidhen nxënësit e gjeneratave të radhës që do të kenë punën e sigurt ndërsa janë duke u aftësuar në Qendrën e Trajnimit Meister.

Është një vend që ka mbledhur nxënës, student dhe të diplomuar që dëshirojnë të përvetësojnë shkathtësitë në profesione aq të kërkuara:
Teknik i Mekatronikës (Ashensorë / Shkallë lëvizëse)
Instalues elektrik
Instalues i ujësjellësit, kanalizimit dhe ngrohjes qendrore

Secili nga këto profesione sot është aq i kërkuar, ndërsa të qenit i certifikuar sipas sistemit DUAL gjerman e bënë këtë shkollim një mundësi të art që të filloni karrierën.

Për 9 muaj Ju do të shndërroheni në një Meister, këtë ua garanton puna praktike dhe teorike që mësohet brenda QT Meister një investim i shteteve të fuqishme evropiane me partner lokal që gëzojnë një reputacion të lartë në aftësimin e stafit në fushat e lartshënuara.

Gjatë praktikës, studentët do kenë mundësi të ju nënshtrohen trajnimeve të ndryshme profesionale, të cilat do ju japin njohuri më të detajuara për një profesion të caktuar, ndërsa pritet të certifikoheni sipas sistemit gjerman – Certifikim i njohur ndërkombëtarisht.

Jo thjeshtë një certifikatë, por ajo Gjermane

Sistemi gjerman dual i edukimit – kombinimi i duhur i njohurive teorike me fitim te shkathtësive praktike – është model i suksesshëm i dëshmuar nëpër botë. TC Meister – shkolla e parë profesionale post-sekondare e këtij lloji tani prezanton për herë të parë edhe në Kosovë dhe rajon këtë model gjerman suksesi.

Mësimi fillon herët në mëngjes, mirëpo është i ndarë në grupe, duke qenë se një pjesë e nxënësve edhe punojnë apo janë në studime paralele. Kjo ka bërë që të formohen grupe me 8-10 nxënës që marrin njohuri teorike dhe praktike në literaturën dhe pajisjet më të reja në tregun botërorë.

Studentët që nuk kanë një vend pune, që nga dita e parë që hynë në Meister mund të llogariten të gjithashtu edhe të punësuar, pasi që 30 % të kohës do të jetë në Qendrën Meister dhe 70 % do ta kryej praktiken në kompaninë përkatëse ku natyrisht dhe do të paguhet me page prej 300 eurosh gjate periudhës 9 mujore sa zgjate trajnimi. Pas përfundimit të kësaj periudhe kohore atëherë ri-vlerësohet dhe behet nënshkrimi i kontratës së rregullt të punës.

Ne i dimë nevojat e tregut të punës dhe profesioneve në Kosovë dhe rajon, andaj kemi ekspertizën dhe përvojën e profesorëve dhe plan-programeve më të mira për t’u certifikuar në këto drejtime.

Për 9 muaj trajnohu, certifikohu dhe punësohu sipas sistemit gjerman.

TC Meister – Karrierë e shkëlqyer profesionale! Sukses i garantuar!
Të dhënat për aplikim:
+383 49/44 75 75 75
email: info@meister-tc.com
FB: Meistertc