LAJMI I FUNDIT:

Punësimi me lidhje familjare, ryshfet dhe përkatësi partiake

Punësimi me lidhje familjare, ryshfet dhe përkatësi partiake

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësoi se mandati i Qeverisë Thaçi po identifikohet me tri çështje kryesore: papunësia, varfëria dhe korrupsioni. Sipas LDK-së, rreth 77% të qytetarëve vlerësojnë se këto tri probleme si më të rëndat në Kosovë në vitet e fundit.

LDK e vlerëson shqetësues faktin se punësimi në institucione qeveritare po bëhet mbi baza të lidhjeve familjare, ryshfetit dhe përkatësisë partiake.

“Gjatë vitit 2012, Qeveria Thaçi ka rritur punësimin në institucione qeveritare për mbi 900 persona. Anketat e fundit nga organizata ndërkombëtare, tregojnë se ky punësim është bërë në bazë të lidhjeve familjare dhe miqve në 38% të rasteve, ryshfetit në 24% të rasteve dhe përkatësisë partiake në 13% të rasteve. Niveli arsimor është shumë më pak i rëndësishëm për tu punësuar, vetëm 12%”, pohon LDK-ja.

Kjo parti thekson se si pasojë e kësaj, administrata publike është bërë jo profesionale dhe e mbushur me militantë partiakë.

“Qytetarët dhe bizneset në Kosovë duhet ta dinë se taksat e tyre, në vend që të përdoren për të nxitur punësimin, po përdoren për të paguar militantët partiakë të PDK-së dhe partive në koalicion me të. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se qytetarët kanë nevojë për projekte zhvillimore që nxisin punësimin në sektorin privat dhe bujqësinë në veçanti. Në vend që të investohet në projekte të tilla, gjysma e investimeve publike shkojnë në infrastrukturë rrugore në ndërkohë që vetëm 1% e qytetarëve mendojnë se infrastruktura rrugore është problem në Kosovë”, pohoi kjo parti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori