Është publikuar ‘trailer’-i i serisë së re të dokumentarëve të Princit Harry dhe Meghan Markle.
Pamja paraprake një minutëshe, e lëshuar nga Netflix, përmban fotografi bardh e zi të papara më herët të çiftit të shoqëruar me muzikë.
Ata dëgjohen duke u pyetur “Pse deshe ta realizoje këtë dokumentar?”, për të cilën Harry përgjigjet: “Askush nuk e sheh atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura”.
“Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”, shton ai, përpara se Meghan të shihet duke fshirë lotët.
Imazhet e William dhe Kate me Harryn dhe Meghanin në shërbimin e Ditës së Commonwealth në 2020, paraqitja e fundit publike e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, shfaqen midis imazheve.
Ka edhe foto të lumtura të çiftit duke u puthur, teksa të porsamartuarit kërcejnë në dasmën e tyre, duke u përqafuar në një kabinë fotografike dhe Meghan duke përqafuar barkun e rrumbullakët gjatë shtatzënisë.
Por Dukesha është fotografuar edhe në momente më të trishtuara, duke fshirë lotët dhe ulur me duart që mbulojnë fytyrën.
Netflix e përshkruan dokumentarin, të titulluar “Harry & Meghan”, si një “ngjarje globale” dhe thotë se “po vjen së shpejti” – raportet thonë se do të dalë më 8 dhjetor.
Netflix thotë se shfaqja “eksploron ditët klandestine të miqësisë së tyre të hershme dhe sfidat që i shtynë të ndihen të detyruar të tërhiqen nga rolet e tyre me kohë të plotë në institucion mbretëror”.
Ai përmban komente nga miqtë, familjarët dhe historianët mbretërorë.
Regjisorja, Liz Garbus, është dy herë e nominuar për çmimin “Oscar” dhe fituese e çmimit “Emmy”.
Harry dhe Meghan nënshkruan marrëveshje fitimprurëse – që mendohet se vlejnë mbi 100 milionë funte – me Netflix dhe Spotify pasi u larguan nga monarkia dhe u transferuan në SHBA. /Telegrafi/