Site icon Telegrafi

Publikohet raporti i dytë për mbulimin mediatik të referendumit 2018

Në pjesën më të madhe të mediave vërehet paraqitje më e madhe të qëndrimeve “për” në referendum, derisa tek asnjëra nuk ka paraqitje me qëndrimin “kundër” që është rezultat i mungesës së agjitacionit për këtë opsion.

Informacionet për aktivitetet dhe qëndrimet për “bojkot” janë të pranishme më pak dhe kryesisht kishte të bëj me qëndrimet e Kryetarit Gjorgje Ivanov, Shtabi i Krizës “Maqedonia bojkoton”, “Kongresi Botëror Maqedonas” dhe partia “E Majta”, thotë raporti i dytë i monitorimit të mbulimit mediatik të referendumit 2018 që sot e publikoi Agjencia për shërbime mediatike audi dhe audivizuele.

Monitorimi ka të bëjë për periudhë prej 19 deri 27 shtator të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rezultatet e monitorimit treguan se në raportin e dytë, mediat përgjithësisht u përpoqën të sigurojnë informacione për aspektet e ndryshme të procesit të referendumit. për dallim të emisioneve ditore-informative, shumica e radiove u përpoqën të sigurojnë shumëllojshmërinë e qëndrimeve në emisionet e veçanta informative”, thotë Agjencia.

Për më shumë detaje raporti i dytë i monitorimit mund të lexohet në web-faqen www.avmu.mk./Telegrafi/

Exit mobile version