Festivali më i madh i filmave në Kosovë, është drejt kristilazimit të gjërave përfundimtare.
Dokufest, festivali i filmave të metrazhit të shkurtër dhe dokumentar, ka zbuluar gjatë ditës së djeshme edhe tematikën e edicionit të sivjetmë.
Tema e reflektimit do të theksohet në edicionin e 17-të, i cili organizohet do të mbahet nga 3 deri më 11 gusht në qytetin e Prizrenit.
Gjatë ditës së sotme organizatorët e festivalit kanë treguar se do të shfaqën 100 filma në gjashtë kategoritë garuese e që përfaqësojnë 40 shtete.
Aty përfshihen dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër i premierave evropiane dhe rajonale. Të gjithë filmat tjerë që shfaqen në festival do të kenë premierën kosovare.
Theksojmë se në festival do të prezantojë një retrospektivë të gjerë të 23 filmave tajvanez që përfshin një periudhë prej pothuajse njëqind vitesh të historisë së Tajvanit.
Ndryshe, kjo është hera e parë që një shtet aziatik prezantohet në DokuFest në Kosovë.
PROGRAMET GARUESE:
Gara e dokumentarëve të Ballkanit
Gara e dokumentarëve ndërkombëtar
Gara e dokumentarëve për të drejtat e njeriut
Gara e dokumentarëve të mjedisit
Gara kombëtare /Telegrafi/