Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, ka prezantuar versionin e këngës “Shaj” në gjuhën angleze të titulluar “Fall From The Sky”.
Ky projekt, i cili përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2020”, është lansuar në versionin audio në platformën YouTube.
Artistja e njohur po ashtu vjen me një interpretim të jashtëzakonshëm edhe në anglisht, ndërsa reagimet e para janë shumë pozitive.
“Fall From The Sky” është e kompozuar nga muzicientë ndërkombëtarë dhe brenda disa ditësh pritet të publikohet edhe videoklipi.
Ara do të ngjitet në skenën e Eurovisionit, në natën e dytë të festivalit që do të mbahet më 14 maj.
Gjithashtu, 21-vjeçarja do të performojë e 18-ta me radhë, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Shaj” të kthyer tanimë në “Fall From The Sky”.
“Shaj” përndryshe është një këngë e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetovksi, me tekst nga Lindon Berisha. /Telegrafi/