Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës, qëllon me pushkë automatike kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr.
Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte arratisur me shpejtësi disa minuta më vonë ishte arrestuar nga policia, transmeton Telegrafi.
Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit brenda fabrikës së municionit, por këto vrasje kanë ndodhur në kohën kur janë rritur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila po kërcënon me invazion.
https://twitter.com/skbozphd/status/1486639963122778118
Në videon e publikuar më poshtë që pretendohet se janë marrë nga kamerat e sigurisë, shfaqin ushtarin Artem Rabchuk duke qëlluar për vdekje pesë ushtarë. Deri më tani nuk është konfirmuar autenticiteti i videos nga organet e sigurisë.
Madje në një moment ai ndërron karikatorin për të vazhduar “luftën” e tij. E organet e sigurisë kanë njoftuar se ai kishte 200 fishekë në kohën kur po kryente pamëshirshëm vrasjet. /Telegrafi/