Janë publikuar pamjet e momentit të tmerrshëm kur një luhatëse u shkëput nga sistemi në një park lojërash në Ohio.
Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka mbetur i vdekur një person, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar, tre prej tyre rëndë.
Ka qenë një dëshmitar i ngjarjes së tmerrshme ai që ka publikuar pamjet në rrjetet sociale duke shkruar: “Ditë e keqe në Ohio… Zot, ndihmoji familjet e tyre”. /Telegrafi/