Të paktën tre persona humbën jetën dhe dhjetëra shtëpi u shkatërruan, në atë që po cilësohet si sulm ajror i kryer nga forcat ukrainase mbi qytetin rus Belgorod që gjenden shumë pranë kufirit me Ukrainën.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, pretendon se disa shpërthime ndodhën në qytetin me afro 400 mijë banorë që gjendet vetëm 40 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Të paktën 11 ndërtesa kolektive dhe 39 shtëpi u shkatërruan plotësisht, bërë të ditur Gladkov përmes një postimin në Telegram.

“Shpërthimet ishin aq të fuqishme sa që kërceva dhe menjëherë më kaploi frika dhe fillova të bërtasë”, tha për Reuters, një banore e këtij qyteti.

Imazhet që tregojnë tërheqjen e trupave ruse nga Ishulli i Gjarprit Imazhet që tregojnë tërheqjen e trupave ruse nga Ishulli i Gjarprit

“Raketa goditën ndërtesa kolektive rreth 20 metra larg shtëpive, ku nga presioni i madh u thyen xhamat dhe dyert u shkulën nga korniza”, tha një banorë tjetër.

Moska po akuzon Kievin për një sërë sulmet në Belgorod dhe rajonet e tjera, që shtrihen përgjatë vijës kufitare me Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus që nisi me 24 shkurt.

Në anën tjetër, Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë për atë që e ka përshkruar si “karma” për veprimet ruse në Ukrainë.

Megjithatë janë publikuar pamjet kur ndodhin shpërthimet dhe ndërtesat përfshihen nga zjarri – duke e shndritur qiellin nga shpërthimet e fuqishme. /Telegrafi/