LAJMI I FUNDIT:

Publikohen identitetet e rusëve të arrestuar në SHBA

Publikohen identitetet e rusëve të arrestuar në SHBA

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar identitetet e katër shtetasve rusë të arrestuar nga FBI-ja në Nju Jork me dyshimin e pastrimit të parave dhe mashtrimit.

Zëdhënësja e këtij Departamenti, Nicole Navas Oxman, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve TASS më 6 gusht, se katër persona me kombësi ruse, Kirill Dedusev, Aleksei Livadny, Nikolai Tupikin dhe Stanislav Lisitsky janë arrestuar javën e kaluar.

Shtetësia e të dyshuarit të pestë që është arrestuar javën e kaluar ende nuk është bërë publik.


Në një deklaratë të publikuar më 24 korrik, Departamenti amerikan i Shtetit ka përmendur Dedusev, Livadny, Tupikin, dhe Lisitsky në mesin e 25 personave, kryesisht nga ish-republikat sovjetike, të cilët janë akuzuar për mashtrime disa milionëshe dhe pastrim të parave.

Sipas prokurorëve të distriktit jugor të Nju Jorkut, grupi kriminal është përbërë nga shtatë shtetas rusë, pesë qytetarë të Gjeorgjisë, katër persona nga Azerbajxhani, tre nga Kazakistanit, dy nga Letonia, dy shtetas ukrainas, një individ amerikan dhe një qytetar turk, raporton Rel.

Ambasada ruse në Uashington ka thënë se ka dijeni për arrestimin e katër shtetasve rusë, duke shtuar se është duke ndjekur këtë rast nga afër.

Në padinë e 24 korrikut, është thënë se të dyshuarit kanë bërë reklama të rreme për të shitur vetura dhe pasi klientët kanë depozituar paradhënien ata janë zhdukur.

Në rast të dënimit, të dyshuarit mund të përballen me 30 vjet burgim për konspiracion dhe me rreth 20 vjet për pastrim parash.

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori