Më herët mediat kishin publikuar disa shifra të cilat tregojnë se zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, vetëm gjatë një muaji kishte porositur rreth 344 pije të llojit Schweppes.
Prej këtyre 182 kishin qenë tonika ndërsa 162 bitter lemon. Për më tepër, të gjitha këto janë paguar nga paratë e shtetit.
Ndaj publikimit të këtyre shifrave ka reaguar Pacolli, i cili është munduar të hedh poshtë lajmin duke thënë se ai nuk konsumon pije të gazuara.
Pacolli tha se informacionet në lidhje me këtë nuk janë të sakta dhe se dikush mund të ketë abuzuar me emrin e tij. Ai madje ftoi prokurorinë që të nis hetim në lidhje me këtë.
Mirëpo, faturat e publikuara nga kallxo.com hedhin poshtë reagimin e Pacollit ku thotë se informacionet në lidhje me këtë nuk janë të sakta.