Aktorja e filmit “Fantastic Four” nuk po arrin në mënyrë normale ta nxisë vajzën 19-muajshe të bëjë çfarë i thotë ajo, por ka gjetur një dredhi për ta kontrolluar natyrën rebeluese të vajzës së vogël.

“Asaj i pëlqen të thotë jo, është fjala e saj favorite. Tash ajo nuk han përderisa unë i them të mos hajë. Më duhet të përdor psikologjinë e të kundërtës në 19-muajshen! I them, ‘Mos i ha perimet!’ Pastaj ajo më shikon me mospërfillje dhe han brokolit e saj”, ka thënë aktorja./Telegrafi/